")
Please enter at least 3 characters.

Engel thotë se do të punojë në të mirë të SHBA-së dhe Kosovës

2019/01/thaci.png

Pas urimit të presidentit Thaçi për Eliot Engel për zgjedhjen e tij në mandatin e tij si Kryetar i Komitetit për marrëdhënie nga Jashtë në Kongresin amerikan, ky i fundit i ka kthyer urimin presidentit Thaçi.

Përmes një postimi në Twitter, Engel ka falënderuar Thaçin, ndërsa ka thënë se pret që të punojë së bashku për të mirën e popullit amerikan dhe të Kosovës.

“Faleminderit Presidentit Hashim Thaçi për fjalët e tua të mira. Unë pres që të punojmë se bashku për të mirën e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, ka shkruar Engel në Twitter.

Ndryshe, në urimin e tij, Faleminderit Presidentit Hashim Thaçi për fjalët e tua të mira. Unë pres që të punojmë se bashku për të mirën e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, ka shkruar Engel në Twiter duke ndarë postimin e Thaçit./Telegrafi.