Please enter at least 3 characters.

Ende pa nisur mirë, duket se ka përfunduar sezoni për Danilon

2024/08/danilo.png

Lojtari i Nottingham Forest, Danilo, pësoi një lëndim të tmerrshëm pas dhjetë minutash lojë në fillim të sezonit të ri të Ligës Premier.

Në ndeshjen kundër Bournemouth, mesfushori brazilian u lëshua keq në këmbën e tij pas një dueli dhe pësoi një frakturë të rëndë në kyçin e këmbës.

Pasoi një pauzë e gjatë, pasi gjyqtari Michael Oliver e ndërpreu menjëherë ndeshjen dhe thirri shërbimin mjekësor, ndërsa siguria rrethoi fatkeqin Danilo dhe u krijua një kordon në mënyrë që skenat e tmerrshme mos të shiheshin nga tifozët në stadium dhe spektatorët pranë ekraneve televizive.

23-vjeçari mori një ovacion nga turma e City Ground ndërsa u transportua me barelë dhe u zëvendësua nga Ryan Yates pas 15 minutash pushimi.

Duket se sezoni ka përfunduar për të, qysh në nisje të tij - por testet do të tregojnë nëse do të mund të luajë sërish në këtë edicion.

Danilo mbërriti në Nottingham në janar 2023 nga Palmeirs në një transferim 20 milionë euro. /Telegrafi/

https://twitter.com/futbolrecaps/status/1824821332573364386?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1824821332573364386%7Ctwgr%5E55587052831d03328438814623fda89b38dc7f65%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fsport%2Fnogomet%2Fstravican-lom-noge-na-startu-nove-sezone-premiershipa-zastorima-skrivali-uzasne-scene%2F240817066