“Ende nuk e kuptojnë dëmin që iu bë zemrës dhe shpirtit tim”, Britney Spears flet për kujdestarinë dhe zbulon se është beqare
Britney Spears ka reflektuar publikisht për periudhën e gjatë të kujdestarisë së saj, duke thënë se dëmi emocional që përjetoi gjatë atyre viteve ende nuk kuptohet plotësisht nga njerëzit.
Në një postim të fundit në Instagram, këngëtarja 44-vjeçare shkroi se edhe sot e kësaj dite, njerëzit nuk e kuptojnë dëmin e vërtetë që iu bë zemrës dhe shpirtit tim gjatë kujdestarisë.
Spears ndau gjithashtu mendime për mënyrën se si ka ndryshuar me kalimin e viteve dhe për marrëdhënien e saj me njerëzit, shkruan DailyMail.
Në të njëjtin postim, ylli i “Toxic” zbuloi se aktualisht nuk është në një lidhje. “Kam qenë beqare për kaq shumë kohë”, shkroi ajo, dy vjet pas divorcit nga Sam Asghari.
Spears iu rikthye edhe kujtimeve nga fillimet e karrierës, duke treguar se dikur ishte shumë e turpshme dhe se takimet me grupe të mëdha njerëzish i shkaktonin ankth.
Sipas saj, babai i saj, Jamie Spears, më vonë e detyronte të takonte dhjetëra persona, diçka që ajo thotë se e bëri të ndihej “si një robot”.
Këngëtarja u vendos nën kujdestari gjyqësore në vitin 2008, ndërsa ajo u përfundua në vitin 2021, pas gati 14 vitesh.
Që prej atëherë, Spears ka folur vazhdimisht për ndikimin që kjo periudhë pati në jetën dhe mirëqenien e saj. /Telegrafi/


