Please enter at least 3 characters.

Enca Haxhia prezanton ngjyrën e re të flokëve në imazhet e reja

2019/10/enca_69799637_233728547591458_4996739554621712238_n-e1570120522683.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

E njëjta nuk ngurron që herë pas here të ndajë imazhe dhe video të ndryshme me fansat e saj, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.

Këtë herë, ajo ka vendosur të bëj një ndryshim të ri në pamje dhe këtë stil të flokëve e ka prezantuar para miliona fansave në llogarinë e saj personale, Instagram.

"Enca e kuqe dhe qielli me re", ka shkruar krahas këtyre postimeve artistja Haxhia, e cila vjen tejet atraktive në një palë tuta sportive të kuqe të kombinuar me një rryp të zi.

Këngëtarja Haxhia së fundmi ka qenë e angazhuar në filmin e ri të komedianit Ermal Mamaqi, "I Love Tropoja", gjersa luan një rol mjaft të veçantë.

Sa i përket projekteve muzikore, "Jealous" mbetet një prej realizimeve të fundit të lansuara nga 24-vjeçarja, ku në kanalin YouTube ka kaluar shifrën e 5.3 milionë klikimeve.

Këngëtarja në fjalë është duke punuar në projekte të reja, që pritet t'i publikojë gjatë ditëve në vazhdim. /Telegrafi/