Enca e kënaqur: Po thyej rekordet e mia (Video)
05/07/2015
Sapo ka lansuar këngën e re, “Soul Killa” dhe Enca Haxhia parashikon sukses shumë të madh të saj.
Klipi është publikuar në YouTube të shtunën mbrëma dhe premton të pëlqehet po aq sa këngët e mëparshme të saj.
“Uau 200.000 derisa isha në gjumë. Po thyej rekordet e mia tash…”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.
Videoja e re e këngëtares deri më tani (kur po e publikojmë këtë artikull) është shikuar mbi 218 mijë herë në YouTube.
Ndërkohë që hiti më i madh i Encës, “A po t’pëlqen”, është shikuar afro 17 milionë herë që nga publikimi i tij në vitin e kaluar (28 korrik 2014). /Telegrafi/


