Please enter at least 3 characters.

Emilia Clarke pranon se është në një lidhje romantike

2018/10/EmiliaClarke-e1540675780219.jpg
291:"BEVERLY HILLS, CA - OCTOBER 26: Emilia Clarke attends the 2018 British Academy Britannia Awards presented by Jaguar Land Rover and American Airlines at The Beverly Hilton Hotel on October 26, 2018 in Beverly Hills, California. (Photo by Vivien Killilea/Getty Images for BAFTA Los Angeles )
32:"Getty Images for BAFTA Los Angel

Aktorja e serialit "Game of Thrones", Emilia Clarke, nuk e fsheh më lidhjen e saj të re.

Ashtu siç po ndodh rëndom kohëve të fundit, edhe Emilia e ka ndjekur trendin e konfirmimit të lidhjes së saj përmes rrjeteve sociale.

32-vjeçarja e ka publikuar një fotografi të rërës në Instagram, në të cilën shihen dy hije.

"Kjo ka qenë ditëlindja që nuk do ta harroj një kohë të gjatë", ka shkruar aktorja në përshkrim.

Menjëherë pas saj edhe i dashuri e ka publikuar të njëjtën fotografi në profilin e tij.

Fansave nuk iu është dashur shumë kohë që ta zbulojnë identitetin e mashkullit që ia ka vjedhur zemrën Emilias.

Është fjala për skenaristin dhe regjisorin Charlie McDowel, djalin e aktorit anglez, Malcolm McDowell dhe aktores amerikane, Mary Steenburgen. /Telegrafi/