Please enter at least 3 characters.

Emery: Xhaka gaboi me reagimin e tij

2019/10/GarnitXhaka-2.jpg
271:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 27: Granit Xhaka of Arsenal leaves the pitch after being substituted off during the Premier League match between Arsenal FC and Crystal Palace at Emirates Stadium on October 27, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Alex Morton/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se Granit Xhaka gaboi me reagimin dhe gjestet e tij kundrejt tifozëve në momentin e zëvendësimit gjatë ndeshjes ndaj Crystal Palace.

Kapiteni i Topçinjve u fishkëllye nga mbështetësit e klubit derisa po largohej nga fusha në Emirates Stadium dhe kjo nxiti reagimin e tij duke hequr fanellën, duke i sharë dhe duke u larguar menjëherë drejt tunelit.

"Ai ka gabuar, por do të flasim brenda për atë situatë. Dua të jem i qetë, mirëpo ai vërtet gaboi me atë veprim", ka thënë Emery për BBC.

(Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Në momentin kur u tha se do të zëvendësohej Xhaka, tifozët brohoritën duke shprehur gëzim në mënyrë ironike kundrejt mesfushorit shqiptar, ndërsa derisa ai largohej nisën fishkëllimat.

27-vjeçari kishte asistuar në golin e parë të Arsenalit në atë takim, i cili përfundoi me rezultat të barabartë 2-2. /Telegrafi/