Please enter at least 3 characters.

Emërohen anëtarët e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit

2020/02/qeveria4.jpg

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Në njoftimin e bërë nga Qeveria e Kosovës bëhet e ditur se në Komisionin për Kompensimin e Viktimave të Krimit janë emëruar pesë anëtar, transmeton Telegrafi.

1. Ariana Shaikovci, prokurore e Shtetit, anëtare;2. Donika Kadaj-Bujupi, deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, anëtare;3. Xhavit Gashi, ekspert mjekësor nga Oda e Mjekëve të Kosovës, anëtar;4. Shukrije Statovci, eksperte mjekësore nga Oda e Mjekëve të Kosovës, anëtare;5. Valbona Çitaku, përfaqësues nga shoqëria civile, anëtare. /Telegrafi/