Emergjenca e Spitalit Amerikan - 24 orë në shërbim të qytetarëve
Detyra kryesore e Emergjencës së Spitalit Amerikan është ofrimi i ndihmës mjekësore adekuate për çfarëdo lloj sëmundje falë përkushtimit të mjekëve, infermiereve dhe stafit përcjellës profesional, në çdo kohë pa përjashtim vikendeve apo ditëve festive.Dr. Arber HamitiSpecialist nga Mjeksia Emergjente
E tërë kjo arrihet duke u bazuar në bashkëpunimin që kanë të përbashkët Emergjenca e Spitalit Amerikan me Departamentet e tjera.
Akomodimit në hapësirat e spitalit, laboratori 24 orësh, diagnostikimi i menjëhershëm dhe dhënia e ndihmës në kohën e duhur.
Stafi i mjekëve në emergjencën e Spitalit Amerikan përbëhet nga gjashtë mjekë specialist, profesionalist më përvojë, të prirur për sfida të llojllojshme në degën e mjekësisë, duke filluar nga trauma (aksidentet e trafikut, rrëzimet nga lartësia, lëndimet aksidentale me apo pa gjakderdhje, dhuna fizike, gjendjet - sëmundjet, akute cerebrale, pulmologjike, kardiake, abdominale, kirurgjike-gastrointestinale, urologjike-nefrologjike, osteoartikulare-ortopedike, reumatologjike, imunologjike, alergologjike, gjinekologjike, psikiatrike, pediatri.
Të gjitha këto diagnostikohen, stabilizohen, monitorohen nga stafi i mjekëve emergjent dhe përcillen të degët specialistike përkatëse që të trajtohen në mënyrë adekuate karshi protokolleve ndërkombëtare mjekësore.
Në kuadër të transportit të pacientëve nga spitalet e rajonit si dhe shteteve përreth më autoambulance, përkujdesja bëhet nga stafi i personelit mjeku, tekniku i emergjencës në çdo kohë 24 orë (on line).
Gjithashtu organizohet edhe transporti pas thirrjes që bëhet nga familjarët e pacientëve në gjendje të rënde (të palëvizshëm ) për në Spitalin Amerikan, ku ndërmerren masat për trajtimin e sëmundjes e që fillon qysh nga arritja e ekipit me autoambulance, vazhdon përgjatë rrugës, e deri në Spitalin Amerikan ku vazhdohet me procedura diagnostike, laboratorike bashkëkohore e deri të procedurat invazive që kryhën në këtë institucion.
E gjithë kjo sigurohet nga ekipi i stafit të emergjencës që është në dispozicion 24 orë në spital dhe me ekipin në gatishmëri jashtë Spitalit Amerikan. /Telegrafi/


