Please enter at least 3 characters.

Elvir Gashijani, "Talenti i vitit 2024"

2024/12/elvir-gashjani-1-e1734685399327.png

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll.

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll.

Elvir Gashijani – Talenti i vitit  Sulmuesi anësor i Llapit, Elvir Gashijani, ka qenë një nga lojtarët që ka shperthyer këtë sezon në futbollin e Kosovës.Me një shpejtësi të madhe dhe drbilim magjik, Gashijani fitoi zemrat e tifozëve në futbollin tonë.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Jo vetëm me fanellën e Llapit, por Gashijani ishte ndër më të mirët edhe në sukseset e Kosovës U19 në garat evropiane, ku arriti tu shënojë gola edhe ekipeve të mëdha.Në vitin 2024, Gashijani zhvilloi 31 ndeshje me fanellën e Llapit, ku arriti të shënojë dy gola dhe të dhurojë pesë asistime.Ofertat për të nuk kanë munguar dhe Llapit pritet të përfitojë nga diamanti që ka në duar.  

Foto: Elvir Gashjani dhe gazetari Bardh Maxhuni

/Telegrafi/