Please enter at least 3 characters.

Elon Musk edhe aktor! Fansat ngelen të habitur pasi shohin një sekuencë të para shumë viteve kur sipërmarrësi u paraqit në një serial

2024/02/eloon2.jpg
406:""The Platonic Permutation" -- Wolowitz (Simon Helberg, right) reluctantly agrees to volunteer at the soup kitchen with Bernadette, Raj and Emily, on THE BIG BANG THEORY, Thursday, Nov. 19 (8:00-8:31 PM, ET/PT), on the CBS Television Network. Also pictured left: Business Magnate and Inventor Elon Musk Guest Stars as Himself Photo: Monty Brinton/CBS ©2015 CBS Broadcasting, Inc. All Rights Reserved
13:"Monty Brinton

Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk, njëherësh CEO i Tesla dhe X (ish-Twitter), ka prekur edhe botën e kinematografisë - ndonëse shumë pak njerëz e dijnë.

Vite më parë, ai befasoi Howard Wolowitzin (rol i luajtur nga aktori Simon Helberg) me prezencën e tij në serialin televiziv "The Big Bang Theory" të CBS.

Askush nuk do ta mendonte se Elon Musk është një person i ngrohtë dhe i dashur, bazuar në biografinë e tij si një sipërmarrës me përkushtim të fortë në zhvillimin e kompanive të tij, por në një nga episodet e "The Big Bang Theory", Musk tregoi se i pëlqente të ndihmonte të pastrehët.

Skena përfshin inxhinierin dhe njëherësh astronautin Howard Wolowitz, i cili bashkohet me padëshirë me gruan e tij si dhe me shokun e tij Raj, dhe të dashurën e tij, për të ndihmuar të pastrehët në përgatitjen e një darke në Ditën e Falënderimeve.

Howard përfundon duke larë enët, por humb kontrollin kur e sheh Elon Muskun të hyjë me një tufë pjatash të ndyra.

"Çfarë po bën këtu?!" e pyet Howard. "Po laj enë ... Isha në radhën e gjelit të detit, por më ulën për shkak se isha shumë bujar me salcën", përgjigjet Musk.

Kjo skenë është rikthyer në vëmendje nga faqja shumë e vizituar e Instagramit, "F*ck Boy Problem.s", e cila ka rishfaqur skenën e famshme të vitit 2015.

"Unë nuk e dija që Elon Musk mund të aktronte gjithashtu", shkruhet në përshkrimin e videosm teksa kanë vërshuar mijëra komente nga ndjekësit, të cilët habiteshin nga kjo paraqitje e tij në një serial. Shumë prej komentuesve kërkonin emrin e serialit dhe episodin e saktë ku Elon Musk bëri këtë paraqitje. /Telegrafi/