Please enter at least 3 characters.

Eliminoni dhimbjen e dhëmbit për shtatë minuta

2018/09/jaw-pain-today-tease-160325_2e901bcff834e40e3e3129184fdb43b7.jpg
80:"Woman with a toothache; Shutterstock ID 198052919; PO: today.com; Other: claudia
29:"Shutterstock / Image Point Fr

Një studim i realizuar disa vite më parë në Kanada ka treguar se dhimbjen nga dhëmbi mund ta eliminojmë ose lehtësojmë duke mos e hapur aspak gojën, transmeton Telegrafi.

Ndërsa krejt çfarë ju nevojitet është një kube akulli, të cilën do ta vendosni në rrudhosjen e dorës në mes të gishtit të madh dhe gishtit tregues dhe ngadalë do ta fërkoni pikërisht atë pjesë pesë deri në shtatë minuta.

Kjo pjesë e shuplakës është vendi në të cilin gjenden mbaresat nervore të lidhura me qendrën për dhimbjen në tru, e cila kontrollon shkallën e dhimbjes në duar dhe në kokë.

Fërkimi me akull bllokon ato qendra, ndërsa 90 për qind e pjesëmarrësve në një studim, kanë pohuar se kjo teknikë ua ka lehtësuar dhimbjen. /Telegrafi/