Please enter at least 3 characters.

Eliminimi i Ramës zë vend edhe te mediat serbe

2016/08/67938B22-D787-406E-A454-F6563300EBE0_cx0_cy27_cw0_mw1024_s_n_r1.jpg

Në Serbi vazhdojnë t'i kushtojnë vëmendje pjesëmarrjes së Kosovës në "Rio 2016".

Eliminimin e Urata Ramës e ka raportuar “B92” , e cila e ka krahasuar rezultatin e kosovares me atë të garueses serbe, Tatjana Dekanovic.

“Dekanovic zuri vendin e 35-të në garat e shenjëtarisë, ndërsa kosovarja Urata Rama e 48-ta nga 51 konkurrentë”, shkroi kjo faqe, përcjellë lajmi.net.

E zhgënjyer nga rezultati, Rama nuk foli as për mediat kosovare pas garës.