Please enter at least 3 characters.

Eleni ndez atmosferën me performancën e saj në Eurovision

2018/05/EleniFoureira-fk.jpg
251:"LISBON, PORTUGAL - MAY 11: Singer Eleni Foureira representing Cyprus performs during the second Grand Final Dress Rehearsal of Eurovision Song Contest 2018 in Altice Arena, on May 11, 2018 in Lisbon, Portugal. (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images)
12:"Getty Images

Eleni Foureira është përfaqësuesja e Qipros në 'Eurovision 2018' me këngën “Fuego”.

Këngëtarja shqiptare ka bërë një tjetër paraqitje mbresëlënëse në skenën e Festivalit Evropian të Këngës, por kësaj radhe në finalen e madhe.

https://twitter.com/Eurovision/status/995409866070999040

31-vjeçarja 'e ndezi' skenën në Altice Arena të Lisbonës me performancën e saj skenike.

Eleni arriti të kualifikohej në finale pas paraqitjes bindëse në mbrëmjen gjysmëfinale duke siguruar votat e nevojshme.

https://twitter.com/westallecs/status/993962594200358913

Foureira ka lindur në Shqipëri, por që në fëmijëri u largua drejt Greqisë së bashku me familjen, vend i cili ia hapi dyert e suksesit, duke u shndërruar në një prej këngëtareve më të mira të muzikës pop atje. Ndërsa në Eurovision, ajo e përfaqëson Qipron.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Eleni kishte rrëfyer shumëçka rreth përgatitjeve që kishte bërë për Festivalin Evropian të Këngës.

“Jam shumë e entuziazmuar dhe falënderuese që Qipro më ka zgjedhur mua për ta përfaqësuar në ‘Eurovision 2018’. Ndjehem e nderuar dhe do të jap më të mirën time në skenë", kishte deklaruar ajo.

Këngëtarja ka vazhduar rrëfimin e saj duke treguar se pse kënga e saj titullohet “Fuego” dhe çfarë është domethënia e saj.

Eleni Foureira (Foto: Getty Images)

“Kënga përshkruan një fuqi të pandalshme të një personi që ka punuar kaq shumë për ta bërë ëndrrën e tij realitet, dhe se duke besuar vërtet mund të arrish të gjitha synimet tua. Çdokush nga ne ka një zjarr brenda shpirtit”, ishin fjalët e Elenit. /Telegrafi/