Ekziston një mënyrë e lirë për të parandaluar kalbjen e bimëve - këtu është sekreti
Një ekspert i kopshtarisë ka zbuluar mënyrën më të mirë për të parandaluar që bimët tuaja të kalben
Ndërsa disa njerëz janë të talentuar natyrshëm për kujdesin e bimëve, të tjerë luftojnë për t'i mbajtur bimët e tyre të forta dhe të shëndetshme.
Një ekspert ka zbuluar këshillat më të mira për të ringjallur bimët tuaja, dhe kjo përfshin përdorimin e gjërave bazë të përditshme nga kuzhina juaj, transmeton Telegrafi.
Artikulli që do t'ju duhet për të ringjallur bimët tuaja është një sfungjer kuzhine apo edhe një pelenë.
Edhe nëse mendoni se po kujdeseni për bimët tuaja të preferuara duke i ujitur ato, në fakt mund t'i dëmtoni ato.
Eksperti shpjegon se arsyeja kryesore e kalbjes së bimëve është ujitja jo e duhur, gjë që çon në kalbjen e rrënjëve.
Pra, në vend që të ujisni bimët tuaja, duhet të vendosni një sfungjer në fund të saksisë para se të shtoni dhé ose bimën. Sfungjeri do të thithë lagështinë shtesë dhe do t'i ndihmojë bimët tuaja të qëndrojnë më gjatë.
Prandaj për një kohë qëndroni larg bimës kur bëhet fjalë për ujitje dhe në vend të kësaj shkoni në kuzhinën tuaj. /Telegrafi/


