Eksploziv në derën e dyqanit të Noizy-t në Durrës
08/08/2026
Një sasi e vogël e dyshuar si lëndë eksplozive, e cila nuk kishte shpërthyer, është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në derën e një dyqani në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës.
Pas konstatimit të lëndës së dyshuar eksplozive, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. /Telegrafi/


