Please enter at least 3 characters.

Eksperti zbulon arsye "shqetësuese" pse gratë nuk duan marrëdhënie intime

2020/10/Woman-refusing-sex.jpg
93:"Angry woman rejecting a sex offer from her boyfriend during a date sitting on a couch at home

Ekspertja e seksit Nadia Bokody nga Sydney, ka zbuluar arsyen “shqetësuese” për shkak të së cilës femrat nuk e duan seksin. A pajtoheni ju me konstatimin e saj?

Nadia thotë që shumica e femrave për këtë arsye nuk dëshiron të ketë marrëdhënie intime me mashkullin.

Shkrimtarja dhe ekspertja e seksit, e cila ka më shumë se 59.000 ndjekës në Instagram, komentoi karrierën e saj si kolumniste, si dhe të gjitha komentet dhe ofendimet që ka përjetuar që kur mori guximin të pranonte se i pëlqente seksi, transmeton Telegrafi.

Nadia thotë që shumica e femrave ndrydhin seksualitetin e tyre, nga frika se si burrat do t'i trajtojnë ato – që çon deri te miti mbi libidonë femërore.

- Gjëja më e mirë që mund të bëni për të ngritur përsëri epshin tuaj është të praktikoni rregullisht masturbimin.

– Gratë mësohen të shtypin këtë anë të vetvetes. Dhe disa prej nesh bëhen aq të mira në ngufatjen e dëshirës sonë, sa që në fund arrijmë ta shuajmë - shpjegon ajo. /Telegrafi/