Ekspertët: Nuk duhet dekurajuar nga deklarata e sekretarit Ruboi lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO
Anëtarësimi i Kosovës në NATO, duhet të mbetet synim i patjetërsueshëm ani se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, konfirmoi në kongres se kjo çështje aktualisht nuk është në agjendën e vendeve anëtare të Aleancës.
Janë njohësit e sigurisë, përfshirë edhe ish-zyrtarë ushtarakë që i thanë KosovaPressit se megjithëse rruga drejt NATO-s mbetet sfiduese për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga disa shtete anëtare dhe sfidat globale, anëtarësimi i vendit në Aleancën Veriatlantike nuk është i paarritshëm.
Ish-atasheu ushtarak i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhavit Gashi vlerëson se edhe vet fakti që çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO po diskutohet në nivele të larta në SHBA është një zhvillim pozitiv për perspektivën euroatlantike të vendit.
Siç thotë Gashi kjo deklaratë nuk e bënë të pamundur antarësimin e Kosovës në organizatën më të fuqishme ushtarake, por për shkak të zhvillimeve gjeopolitike kanë lëvizur edhe prioritetet.
“Ka shumë të mira, e para është e mirë që pra, anëtarësimi i Kosovës në NATO është temë e diskutimit në nivele të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra, është shumë e rëndësishme edhe vizita që u bë nga delegacioni i kongresistëve amerikanë në Kosovë, pra e pati edhe pyetja vinte konkretisht nga pjesa e atij delegacioni... E mira tjetër e atij diskutimi është që nuk është që Kosova do të përjashtohet nga ai diskutim, pra, po në këtë moment, pra edhe e dimë me çdo gjë që po ndodh në botë, atëherë prioritetet lëvizin apo the shiftings in discussion nganjëherë kanë në diskutime ndryshime apo lëvizje të prioriteteve, por nuk do të thotë që Kosova nuk do të jetë asnjëherë pjesë e NATO-s. Edhe ne kemi shumë elemente që e përafrojmë, për ata janë edhe diskutimet në anën tjetër që Kosova është afër. Edhe me shumë elemente po, Kosova është afër anëtarësimit, por pastaj po, katër shtetet që nuk e njohin Kosovën pra që janë anëtare të NATO-s, e vështirësojnë pak anëtarësimin, por nuk e bëjnë të pamundur”, deklaroi ai.
Atasheu i parë ushtarak në ShBA, thekson se nuk mund të përcaktohen afate të menjëhershme për anëtarësimin në NATO, por është optimist se ky proces nuk është i largët.
Sipas tij, Kosova duhet të vazhdojë të sillet dhe të kontribuojë sikur të ishte tashmë anëtare e Aleancës, duke ndjekur standardet dhe praktikat e saj.
“Afatet nuk mund të jenë të menjëhershme, pra nuk mund t'i caktoj as unë, as zyrtarët më të lartë të cilët janë kompetentë për të folur për këtë. Mirëpo prapë unë mendoj që nuk është aq i largët anëtarësimi i Kosovës në NATO. Unë mendoj që ne duhet të vazhdojmë të sillemi ashtu siç jemi duke u sjell, pra sikur me qenë anëtarë i NATO-s, sepse ju e dini, domethënë të gjithë e dimë sepse Kosova është duke bërë hapa edhe duke kontribuar si shtetet e tjera të NATO-s, ndoshta jo me kapacitete të njëjta”, theksoi ish-atasheu ushtarak.
Ndërkohë, drejtori ekzekutiv në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli teska komenton deklaratën e sekretarit Rubio thotë se aktualisht NATO po përballet me sfida të shumta globale, ndërsa SHBA-të dhe aleatët e saj janë të fokusuar në kriza të tjera ndërkombëtare, gjë që e bën më të vështirë mbajtjen e vëmendjes së vazhdueshme te çështja e Kosovës.
“Është e kuptueshme që tashmë NATO është duke u ballafaquar me shumë sfida dhe mbase agjenda e Kosovës mund të mos ketë atë interesin e madh. Kjo për shkak se edhe është çështje sfiduese për faktin që katër anëtare të NATO-s nuk e njohin Kosovën dhe nevojitet një trysni jashtëzakonisht e fuqishme për të arritur që këto, të paktën dy apo tre nga mosnjohëset, të bëjnë hapin rreth pranimit të Kosovës në NATO. Andaj mendoj që anëtarësimi në NATO është proces i vështirë. Absolutisht ndoshta është edhe proces më i komplikuar sesa anëtarësimi në Bashkimin Evropian... Mendoj që SHBA-të nuk e kanë vëmendjen te shumë çështje që ndërlidhen me Evropën, për shkak të prioriteteve të tjera që domosdo janë më emergjente sesa Kosova. Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundmi kanë qenë të përfshira në një konflikt, në një intervenim ushtarak në Iran, i cili mendoj që për ta është një prioritet jashtëzakonisht i madh. Pastaj, ka edhe çështje të tjera të cilat ndërlidhen me luftën në Ukrainë, me problemet që janë në paqësor. Dhe është ndoshta shumë jomodeste të pritet që SHBA-të të kenë një vëmendje të vazhdueshme në çështjen e Kosovës”, deklaroi ai.
Ky njohës i çështjeve të sigurisë, vlerëson se institucionet e Kosovës duhet të forcojnë vazhdimisht marrëdhëniet bilaterale me shtetet me ndikim në NATO në mënyrë që të rritet presioni ndaj vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Mendoj që institucionet tona duhet të punojnë vazhdimisht sa i përket fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale me shtetet të cilat kanë një ndikim të veçantë në aleancë dhe përmes kësaj qasjeje të arrihet që të rritet trysnia tek këto shtete jonjohëse, e që eventualisht në ndërkohë, besoj me një presion të shtuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njohja mund të ndodhë. Por, mendoj që është e padrejtë që të pritet njohja apo trysnia vetëm nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mendoj që trysnia fillimisht duhet të fillojë nga shtetet evropiane, për shkak se Kosova pjesë e NATO-s e bën Evropën më të sigurt dhe e bën paqen në Ballkan më afatgjate”, deklaroi ai.
Kjo çështje u ngrit në seancë dëgjimore në Kongresin amerikan me sekretarin Rubio, ku kongresisti republikan Keith Self i kërkoi atij ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO. Self bashkë dhe demokratin Suhas Subramanyam në fund të muajit maj vizituan Kosovën ku takuan ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.Anëtarësimi i Kosovës në NATO, duhet të mbetet synim i patjetërsueshëm ani se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, konfirmoi në kongres se kjo çështje aktualisht nuk është në agjendën e vendeve anëtare të Aleancës.
Janë njohësit e sigurisë, përfshirë edhe ish-zyrtarë ushtarakë që i thanë KosovaPressit se megjithëse rruga drejt NATO-s mbetet sfiduese për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga disa shtete anëtare dhe sfidat globale, anëtarësimi i vendit në Aleancën Veriatlantike nuk është i paarritshëm.
Ish-atasheu ushtarak i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhavit Gashi vlerëson se edhe vet fakti që çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO po diskutohet në nivele të larta në SHBA është një zhvillim pozitiv për perspektivën euroatlantike të vendit.
Siç thotë Gashi kjo deklaratë nuk e bënë të pamundur antarësimin e Kosovës në organizatën më të fuqishme ushtarake, por për shkak të zhvillimeve gjeopolitike kanë lëvizur edhe prioritetet.
“Ka shumë të mira, e para është e mirë që pra, anëtarësimi i Kosovës në NATO është temë e diskutimit në nivele të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra, është shumë e rëndësishme edhe vizita që u bë nga delegacioni i kongresistëve amerikanë në Kosovë, pra e pati edhe pyetja vinte konkretisht nga pjesa e atij delegacioni... E mira tjetër e atij diskutimi është që nuk është që Kosova do të përjashtohet nga ai diskutim, pra, po në këtë moment, pra edhe e dimë me çdo gjë që po ndodh në botë, atëherë prioritetet lëvizin apo the shiftings in discussion nganjëherë kanë në diskutime ndryshime apo lëvizje të prioriteteve, por nuk do të thotë që Kosova nuk do të jetë asnjëherë pjesë e NATO-s. Edhe ne kemi shumë elemente që e përafrojmë, për ata janë edhe diskutimet në anën tjetër që Kosova është afër. Edhe me shumë elemente po, Kosova është afër anëtarësimit, por pastaj po, katër shtetet që nuk e njohin Kosovën pra që janë anëtare të NATO-s, e vështirësojnë pak anëtarësimin, por nuk e bëjnë të pamundur”, deklaroi ai.
Atasheu i parë ushtarak në ShBA, thekson se nuk mund të përcaktohen afate të menjëhershme për anëtarësimin në NATO, por është optimist se ky proces nuk është i largët.
Sipas tij, Kosova duhet të vazhdojë të sillet dhe të kontribuojë sikur të ishte tashmë anëtare e Aleancës, duke ndjekur standardet dhe praktikat e saj.
“Afatet nuk mund të jenë të menjëhershme, pra nuk mund t'i caktoj as unë, as zyrtarët më të lartë të cilët janë kompetentë për të folur për këtë. Mirëpo prapë unë mendoj që nuk është aq i largët anëtarësimi i Kosovës në NATO. Unë mendoj që ne duhet të vazhdojmë të sillemi ashtu siç jemi duke u sjell, pra sikur me qenë anëtarë i NATO-s, sepse ju e dini, domethënë të gjithë e dimë sepse Kosova është duke bërë hapa edhe duke kontribuar si shtetet e tjera të NATO-s, ndoshta jo me kapacitete të njëjta”, theksoi ish-atasheu ushtarak.
Ndërkohë, drejtori ekzekutiv në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli teska komenton deklaratën e sekretarit Rubio thotë se aktualisht NATO po përballet me sfida të shumta globale, ndërsa SHBA-të dhe aleatët e saj janë të fokusuar në kriza të tjera ndërkombëtare, gjë që e bën më të vështirë mbajtjen e vëmendjes së vazhdueshme te çështja e Kosovës.
“Është e kuptueshme që tashmë NATO është duke u ballafaquar me shumë sfida dhe mbase agjenda e Kosovës mund të mos ketë atë interesin e madh. Kjo për shkak se edhe është çështje sfiduese për faktin që katër anëtare të NATO-s nuk e njohin Kosovën dhe nevojitet një trysni jashtëzakonisht e fuqishme për të arritur që këto, të paktën dy apo tre nga mosnjohëset, të bëjnë hapin rreth pranimit të Kosovës në NATO. Andaj mendoj që anëtarësimi në NATO është proces i vështirë. Absolutisht ndoshta është edhe proces më i komplikuar sesa anëtarësimi në Bashkimin Evropian... Mendoj që SHBA-të nuk e kanë vëmendjen te shumë çështje që ndërlidhen me Evropën, për shkak të prioriteteve të tjera që domosdo janë më emergjente sesa Kosova. Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundmi kanë qenë të përfshira në një konflikt, në një intervenim ushtarak në Iran, i cili mendoj që për ta është një prioritet jashtëzakonisht i madh. Pastaj, ka edhe çështje të tjera të cilat ndërlidhen me luftën në Ukrainë, me problemet që janë në paqësor. Dhe është ndoshta shumë jomodeste të pritet që SHBA-të të kenë një vëmendje të vazhdueshme në çështjen e Kosovës”, deklaroi ai.
Ky njohës i çështjeve të sigurisë, vlerëson se institucionet e Kosovës duhet të forcojnë vazhdimisht marrëdhëniet bilaterale me shtetet me ndikim në NATO në mënyrë që të rritet presioni ndaj vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Mendoj që institucionet tona duhet të punojnë vazhdimisht sa i përket fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale me shtetet të cilat kanë një ndikim të veçantë në aleancë dhe përmes kësaj qasjeje të arrihet që të rritet trysnia tek këto shtete jonjohëse, e që eventualisht në ndërkohë, besoj me një presion të shtuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njohja mund të ndodhë. Por, mendoj që është e padrejtë që të pritet njohja apo trysnia vetëm nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mendoj që trysnia fillimisht duhet të fillojë nga shtetet evropiane, për shkak se Kosova pjesë e NATO-s e bën Evropën më të sigurt dhe e bën paqen në Ballkan më afatgjate”, deklaroi ai.
Kjo çështje u ngrit në seancë dëgjimore në Kongresin amerikan me sekretarin Rubio, ku kongresisti republikan Keith Self i kërkoi atij ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO. Self bashkë dhe demokratin Suhas Subramanyam në fund të muajit maj vizituan Kosovën ku takuan ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.


