Please enter at least 3 characters.

Ekspertët: Mosbesimi i qytetarëve në shëndetësi është për faj të politikave të këqija

2016/11/I-ndaluari-për-vjedhje-e-nxori-syrin-dhe-ia-hodhi-mjekut-foto-e1485163949556.jpg

Përderisa të zbulohen të gjithë personat, të cilët morën pjesë në incidentin e mbrëmshëm ku një grup i nervozuar prej 20 personave, dje rreth orës 18 shkatërruan mobiljet dhe pajisjet e spitalit, pasi mjekët nuk arritën t'a kthejnë në jetë të afërmin e tyre, ky incident është inçizuar edhe me video, në spitalin "8 Shtatori", Ministria e Brendshme thotë se rasti është pastruar, dhe do të vijojnë paditë e duhura për kryerësit e veprës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas disa ekspertëve, ngjarja e mbrëmshme edhe një herë tregon mosbesimin e qytetarëve në shëndetin publik, të cilët vlerësojnë se është si pasojë e politikave të këqija.

Zyrtarët e shëndetësisë thonë se ata janë të nënvlerësuar dhe të degraduar, kurse gjendja në klinikat shtetërore është shumë më keq se ajo që paraqitet në media./Telegrafi/