Ekskluzive: Mësohet data e lansimit të duetit nga Geti dhe Majk (Video)
Ghetto Geasy dhe Majk kanë caktuar datën e publikimit të këngës së tyre të re që mban titullin “Ajo”.
Telegrafi mëson ekskluzivisht se projekti i ri do të vijë të enjten mbrëma (16 qershor).
Kënga e re pritet të ketë tematikë dashurie, por njëherësh është edhe me ritme që do t’i përshtatet sezonit të verës.
Kemi njoftuarse Getoar Selimi dhe Kastriot Rexha do të vijnë me duetin e radhës që është vazhdim i projektit të lansuar në verën e kaluar, “S’jena Mo”, e që rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm.
Videoklipi është realizuar nga Max Production. Për muzikë, sipas burimeve të Telegrafit, janë përkujdesur dy top producentët nga shtëpia Massive Production, Granit Gashi dhe Nurteel, me Getoar Selimin që regjistrimin e këngës e ka kryer në Tiranë, teksa Majku pjesën e vet e ka realizuar në Prishtinë në studion e Massive. /Telegrafi/


