Please enter at least 3 characters.

Ekipi Liquid e nis me fitore në turneun e CS:GO IEM Katowice pas fitores ndaj IHC

2023/02/liquidiem-scaled.jpg

Liquid kalojnë në gjysmëfinalen e grupit të sipërm të fazës së grupeve në IEM Katowice pasi mposhtën IHC.

Liquid ka fituar me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa ndaj IHC, pas një paraqitje fantastike nga NAF.

Lojtari kanadez e përfundoi ndeshjen me 52 eliminime dhe vlerësimin 1.65 HLTV.

Me këtë fitore Liquid iu është bashkuar ekipeve si G2, FaZe, Na’Vi dhe Vitality në gjysmëfinalet e sipërme.

Ky është një fillim i mirë për Liquid të cilët përfunduan garën në vendin e fundit në turneun Blast Premier Spring Groups.

Ndeshjen e radhës Liquid do të përballet me ekipin Na’Vi, ditën e diel duke filluar nga ora 19:30. /Telegrafi/