Please enter at least 3 characters.

Ekipi i Cavs fitojnë garën e shkathtësisë në NBA All-Star

2022/02/Team-Cavs-min-scaled.jpg

Është mbajtur edhe gara e shkathtësisë në ngjarjen e madhe NBA All-Star.

Këtë vit ka qenë një format më ndryshe, por shumë interesant me tri ekipe pjesëmarrëse.

Skuadra e parë ka qenë e përbërë nga 'Rookie'-t Josh Giddey, Cade Cunningham dhe Scottie Barnes.

Ekipi i dytë është përbërë nga vëllezërit Antetkounmpo si Giannis, Thanasis dhe Alex.

Ndërkohë ekipi i tretë ishte nga vendasit e Cleveland Cavaliers ku morën pjesë tre yjet si Jarrent Allen, Darius Garland dhe Evan Mobley.

Kjo garë është fituar nga treshja e skuadrës vendase Cleveland Cavaliers, ku po mbahet edhe eventi i NBA All Star 2022.

Allen, Garland dhe Mobley ishin më të shkathët dhe më të shpejtë duke kryer me sukses garën. /Telegrafi/