Please enter at least 3 characters.

Ekipi G2 mposht FaZe dhe kalon në finale të turneut të CS:GO – Blast Premier World Final

2022/12/g2f1n-scaled.jpg

G2 vazhdon formën fantastike në turneun Blast Premier World Final, tani me një fitore befasuese ndaj FaZe, për të siguruar finalen e madhe në Dubai.

G2 është hakmarrë ndaj FaZe, pas humbjes në grupe duke i mposhtur në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Ekipi i udhëhequr nga HooXi fituan të dy mapat me rezultat të ngushtë, 16-14 në ‘Nuke’ dhe 16-13 në ‘Inferno’.

Në mapin e dytë, G2 arritën që ta përmbysin rezultatin pasi ishin duke humbur 11-4 në pjesën e parë.

Më meritori në fitoren e G2 ishte Nemanja 'huNter-' Kovac me 54 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.35.

Në finale G2 do të takohet me ekipin Liquid në garë për çmimin prej 500.000 dollarësh. /Telegrafi/