Egnatia ndalet në barazim ndaj Lillestrom, kualifikimi vendoset në Norvegji
Egnatia ka barazuar pa gola, 0-0, me skuadrën norvegjeze Lillestrom të enjten mbrëma në Rrogozhinë, në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Ligës së Evropës.
Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një përballje të luftuar, por nuk arritën të gjejnë rrugën drejt golit, duke e lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
Egnatia, e cila ka fituar titullin kampion në Shqipëri në tri edicionet e fundit, synon të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në arenën evropiane.
Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede e ka të garantuar pjesëmarrjen në fazën e ligës së Ligës së Konferencës, pavarësisht rezultatit në këtë përballje, por objektivi i rrogozhinasve është të avancojnë në Ligën e Evropës.
Pas barazimit pa gola në shtëpi, Egnatia do të kërkojë rezultat pozitiv në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në Norvegji.
Gjithçka mbetet e hapur pas 90 minutave të para, me Egnatian që do të tentojë të shkaktojë befasinë dhe të sigurojë një tjetër kualifikim të rëndësishëm në Evropë./Telegrafi/


