Please enter at least 3 characters.

Egnatia e jashtëzakonshme, kualifikohet në play-offin e Ligës së Evropës

Kampioni i Shqipërisë Egnatia ka bërë një përmbysje të çmendur ndaj Shamrock Rovers për t’u kualifikuar në play-offin e finales të Ligës së Evropës.

Pavarësisht humbjes 1-3 në ndeshjen e parë, skuadra shqiptare nuk u dorëzua për të fituar me rezultat 5-1, edhe pse ishin me një lojtar më pak që nga përfundimi i pjesës së parë.

Adjessa pas vetëm katër minutave lojë kaloi Egnatinë në epërsi, ndërsa Albanese pastaj e dyfishoi epërsinë (11’).

Për golin e tretë u përkujdes Gruda (20’), kurse goditjen e madhe ia dha Adjessa pas bashkëpunimit sërish me Madeiros (38’).

Situata u përkeqësua kur Ndreca mori kartonin e dytë të verdhë, kësisoj u përjashtua nga fusha (45+3’).

Megjithatë, Albanese e kompletoi het-trikun dhe vulosi kualifikimin tutje (58’).

E tëra që bëri skuadra nga Irlanda ishte goli i nderit i realizuar përmes Burke (74’).

Në finalen e play-offit, Egnatia do të ketë punë me klubin nga Norvegjia, Lillestrom./Telegrafi/