Edi sërish në Big Brother VIP Kosova
17/11/2025
Eduart Kuçi është bërë pjesë edhe e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.
Ai ka qenë pjesë e edicionit të kaluar, ku fitues u shpall boksieri Drilon Rama.
I njëjti qëndroi për vetëm pak ditë dhe dalja e tij bëri bujë të madhe asokohe.
Edi tani theksoi se është bërë më serioz, më i matur dhe i gatshëm për të qëndruar në lojë.
Në edicionin paraprak, ai nxiti debate të shumta, polemika e përplasje mes konkurrentëve.


