Edi Rama sot në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti - agjenda e plotë e takimeve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do ta presë sot me ceremoni shtetërore në Prishtinë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar të tij.
Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit e cila ka zbardhur edhe agjendën e takimit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. Pas takimit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20”, thuhet në komunikatë.
Vizita njëditore e kryeministrit Rama në Kosovë bëhet me ftesë të kryeministrit Kurti. Rama gjatë kësaj vizite do të takojë edhe liderët e partive politike opozitare.
Më poshtë ua sjellim agjendën e plotë të takimeve të kryeministrit Edi Rama që do të ketë në Kosovë:Ora 8.30 Mbërritja e Kryeministrit Rama në aeroportin “Adem Jashari”Në aeroport e mirëpresin Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane RizvanolliOra 8.50 - 9.00 Pritje ceremoniale nga Kryeministri Kurti në oborrin e QeverisëOra 9.10-10.40 Takim mes dy Kryeministrave dhe anëtarëve të Kabineteveqeveritare. Në përfundim të takimit, Konferencë e Përbashkët për ShtypOra 10.45 - 11.15 Takim me kryetarin e PDK –së, z. Memli KrasniqiVendi: Selia e PDK-sëOra 11.20- 11.50 Takim me kryetarin e LDK-së, z. Lumir AbdixhikuVendi: Selia e LDK-sëOra 12:00 – 12:20 Takim me Kryetarin e AKR-së, z. Behgjet PacolliVendi: Swiss Diamond HotelOra 12:20 – 12:40 Takim me Kryetarin e Nismës Socialdemokrate,z. Fatmir Limaj Vendi: Swiss Diamond HotelOra 12.45- 13.15 Takim me kryetarin e AAK-së, z. Ramush HaradinajVendi: Selia e AAK-sëOra 13.30-15.30 Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneveVendi: Amazona Resort, MilloshevëPërpara drekës, ceremoni e shkurtër për dekorimin e prof.Rexhep QosesOra 15.30 Nisja për në aeroportin “Adem Jashari”Ora 16.00 Nisja për në Tiranë. /Telegrafi/


