Please enter at least 3 characters.

Edhe Tuna vjen me ndryshim të ri në dukje

2019/06/58453760_434622537314950_7388122048981426640_n-e1561011146791.jpg

Një numër i madh i artisteve shqiptare gjatë kësaj kohe kanë eksperimentuar me flokët e tyre. Një ndryshim të ri në pamje, së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Tuna Sejdi. 

Në llogarinë personale në Instagram ka publikuar një fotografi, teksa vjen më ndryshe ngaqë e kemi parë.

Me balluke të prera, këngëtarja duket mjaft atraktive dhe pranoi komente mjaft pozitive nga fansat e saj.

Ndërkohë, këngëtarja shqiptare është duke i shijuar disa ditë të mira pushimi në Turqi, derisa fansat po e presin rikthimin e saj në koncerte.

Gjatë kësaj vere, ajo pritet të jetë e angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare.

Ndryshe, Tuna në mars të këtij viti publikoi albumin "Fortuna" me shtatë këngë, të cilat rezultuan suksese të mëdha. /Telegrafi/