Edhe tre të lënduar nga zjarri në Koçan janë dërguar në Qendrën klinike universitare në Nish
27/03/2025
Edhe tre pacientë, të lënduar në zjarrin që ka ndodhur më 16 mars në Koçan, janë dërguar nga Qendra klinike universitare e Serbisë në Qendrën klinike universitare Nish.
Dy burrat dhe një grua janë dërguar nga QKUS në QKU Nish dhe trajtimin do ta vazhdojnë në Repartin e Klinikës për kirurgji plastike dhe rikonstruktive.
"Gjashtë të lënduar në atë ngjarje tragjike aktualisht janë shtruar në Qendrën Klinike Nish. Katër burra dhe një grua janë në repartin e Klinikës për kirurgji plastike dhe rikonstruktive, ndërsa një pacient është ende në repartin për Kujdes intensiv të Klinikës për anestezion dhe terapi intensive”, njoftojnë nga Qendra Klinike në Nish.


