")
Please enter at least 3 characters.

Edhe Tottenhami i futet garës për Goretzkan

2017/11/GettyImages-803417598-e1510057657280.jpg
274:"SOCHI, RUSSIA - JUNE 29: Leon Goretzka of Germany celebrates scoring his side's second goal during the FIFA Confederations Cup Russia 2017 Semi-Final between Germany and Mexico at Fisht Olympic Stadium on June 29, 2017 in Sochi, Russia. (Photo by Buda Mendes/Getty Images)
12:"Getty Images

Edhe Tottenhami i është futur garës për Leon Goretzka e Schalkes.

Kjo pasi lojtari është në skadim të kontratës me klubin gjerman dhe kështu ai është një profil që ka tërhequr shumë klube.

Mesfushori ka qenë i ndjekur prej kohësh nga Juventusi, por tani janë Spurs ata që i janë futur furishëm garës.

Sipas Sky Sport në sfond është edhe Arsenali, por aktualisht janë duke monitoruar situatën. Në rast se lojtari rinovon, atëherë kartoni i tij ka vlerë rreth 25 milionë euro.

Ai është paraqitur në 12 ndeshje për Përfaqësuesen e Gjermanisë dhe ka shënuar gjashtë gola.

Por, nuk përjashtohet mundësia që ai të kalojë te Barcelona pasi thuhet se Marc-Andre ter Stegen ka raporte të mira dhe mund të ndikojë në këtë mes. /Telegrafi/