Please enter at least 3 characters.

Edhe sot vranët e me shi, temperaturat deri 15 gradë

2022/12/mot-me-shi-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

IHK thekson se e premtja parashihet të shënojë vlerat më të larta të temperaturave maksimale gjatë javës.

Minimalet ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

Sa i përket parametrit të erës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/