Please enter at least 3 characters.

Edhe rajoni i Strugës mund të përmbytet nga reshjet e shiut (Video)

2016/07/POZADINA_STRUGA2016.jpg

Banorët e fshatrave të Dologozhdës dhe Livadhisë frikësohen se reshjet e shiut mund të shkaktojnë përmbytje të këtij rajoni, ngjashëm si që ndodhi edhe në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë për Alsat-M se kanali i papastruar 5 kilometërsh, i ndërtuar në vitet e pesëdhjeta, nuk është pastruar asnjëherë. Një situatë e rrezikshme është krijuar në vitin 2010, kur nga reshjet thuajse janë përmbytur shtëpitë e këtyre fshatrave.

Banorët kërkojnë nga institucionet që të ndërmerren masa, në mënyrë që të pengohet një përmbytje si ajo e rajoneve të Shkupit./Telegrafi/