“Edhe pak sekonda dhe do të kishte vdekur” - momenti dramatik kur 10-vjeçari nxirret nga uji në Kaliforni
Familja e djalit 10-vjeçar, i cili u shpëtua nga një roje plazhi 16-vjeçar në plazhin Seabright në Santa Cruz të Kalifornisë, ka folur hapur për incidentin që u filmua dhe u bë viral.
Babai i djalit, Sumit Rai, përshkroi momentet dramatike që përjetoi familja e tij, duke theksuar se disa sekonda të tjera mund të kishin qenë fatale për djalin e tij.
“Edhe dy ose tre sekonda dhe nuk mendoj se djali im do t’ia kishte dalë mbanë”, tha ai.
Sipas tij, Nathaniel, 10 vjeç, ishte me pushime në Kaliforni me nënën dhe motrën e tij më të vogël kur u rrëmbye nga valët.
Siç raportoi ai, fëmija humbi ndjenjat në ujë dhe më pas u nxor jashtë.
“Nga ajo që kuptoj, ai mendoi se do të vdiste. Ai po mbytej. Ai e dinte se po mbytej. Ai humbi ndjenjat. Kur doli nga uji, ai ishte dukshëm i dobët. Ai nuk dukej se po merrte frymë”, tha Ray.
Djaloshi u shpëtua nga rojet bregdetare, 16-vjeçari Ryder Williams, me ndihmën e Aaron Bonnen dhe pushuesve të tjerë që ishin në vendngjarje.
Incidenti, i cili zgjati rreth dy minuta, u regjistrua nga një qytetar që ishte në plazh.
Babai i djalit shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që morën pjesë në shpëtim, duke vënë në dukje se djali i tij ia detyron jetën veprimeve të tyre të menjëhershme.
“Zoti i bekoftë dhe, e dini, faleminderit. Nuk mund ta shpreh mjaftueshëm mirënjohjen time. Nuk ka asgjë më të çmuar për mua sesa fëmijët e mi”, theksoi ai.
Akti i 16-vjeçarit ka shkaktuar njohje të gjerë në Shtetet e Bashkuara. Sipas mediave amerikane, presidenti Donald Trump e ka ftuar atë në Shtëpinë e Bardhë për t’i dhënë një çmim nderi. /Telegrafi/


