Please enter at least 3 characters.

Edhe një vendim i ri i Trumpit, largon SHBA-në nga marrëveshja "Qiejt e Hapur"

2020/11/AP17233688604864-e1503344914629.jpg

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht nga marrëveshja e Qiejve të Hapur gjashtë muaj pasi administrata Donald Trump kishte njoftuar se do ta bë një gjë të tillë.

"Më 22 maj, Shtetet e Bashkuara ushtruan të drejtën e tyre për të informuar nënshkruesit e marrëveshjes dhe shtetet pjesëmarrëse për vendimin e tyre për t'u tërhequr nga marrëveshja", tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, raporton cnn.

“Qiejt e Hapur” bëjnë të mundur kontrollimin e lëvizjeve ushtarake dhe masave për kufizimet e armëve të vendeve nënshkruese, transmeton Telegrafi.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka akuzuar Moskën për shkeljen e marrëveshjeve të nënshkruara nga 34 vende.

Disa vende evropiane, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Spanjën, kanë shprehur keqardhje për vendimin, megjithëse ata ndajnë shqetësimet e SHBA-së në lidhje me zbatimin e marrëveshjes nga Rusia.

“Qiejt e Hapur” janë një nga marrëveshjet ndërkombëtare nga e cila presidenti amerikan vendosi të tërheqë Shtetet e Bashkuara, pasi marrëveshja për programin bërthamor iranian u anulua në vitin 2018 dhe marrëveshja INF për raketat me rreze të mesme, anuluar në vitin 2019. /Telegrafi/