Edhe një kosovar në radarin e De Biasit
“Në lidhje me vëzhgimin e talenteve mund të them që këtë djalosh e kam parë dhe e njoh shumë mirë. Di të them që Grezda është një futbollist shumë interesant.
Sa i përket të ardhmes së tij, është diçka që e vendos vetëm Gianni De Biasi dhe unë nuk mund të them asgjë tjetër për ftesën apo mos ftesën e tij në Kombëtaren A.
Ashtu si më parë, por mbi të gjitha tashmë edhe me rolin tim të ri si drejtor teknik, do të vazhdoj që të ndjek edhe djemtë e rinj, përveç atyre që janë pjesë e skuadrës së parë.
“Ditët e fundit kemi bërë një vëzhgim të shumë lojtarëve të rinj në Greqi, Zvicër, Itali Shqipëri dhe Kosovë”, ka deklaruar Tramezzni për “Panorama Sport”.
Përgjigje diplomatike, por kuptimplotë e numrit dy të Kombëtares së madhe dhe të njeriut që do të koordinojë punën me talentet shqiptarë kudo në botë.


