Edhe në Shkup u mbajt një minutë heshtje për viktimat e Brukselit (Video)
23/03/2016
CIVIL - Qendra për Liri, sot i është bashkangjitur aksionit botërorë për një minut heshtje në nderim të viktimave të ngjarjeve të djeshme në Bruksel, Belgjikë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pikërisht në ora 12, Civil - Qendra për Liri mbajti një minut heshtje për 34 viktimat e sulmeve vetëvrasëse me bomba./Telegrafi/


