Please enter at least 3 characters.

Edhe në muajt e fundit të shtatzënisë, Xhuli Nura nuk heq dorë nga palestra

Modelja Xhuli Nura është në pritje të ëmbël dhe ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë.

Ajo ka ndarë me ndjekësit pamje nga palestra, ku shihet duke vazhduar aktivitetin fizik dhe rutinën e saj, pavarësisht periudhës së avancuar të shtatzënisë.

Krahas videos, Xhuli ka shkruar se po vazhdon të ushtrojë fort dhe se fëmijët e saj do të kenë një nënë shumë energjike.

Foto: Instagram

Me këtë postim, modelja ka treguar se vazhdon të jetë aktive dhe t’i kushtojë rëndësi mirëqenies së saj edhe në prag të ardhjes në jetë të fëmijëve.

Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar ndaj energjisë dhe pozitivitetit që ajo përcjell gjatë kësaj periudhe të veçantë.

Foto: Instagram

Ka treguar më herët se shtatzënia është realizuar përmes fertilizimit in vitro (IVF).

E njëjta po vazhdon të shijojë këtë periudhë tejet shumë, një gjë që e kishte ëndërruar prej kohësh. /Telegrafi/