Edhe Kina dridhet nga tërmeti që goditi Myanmar, njerëzit ikin nga frika pas lëkundjeve shkatërruese - publikohen pamjet
28/03/2025
Tani janë publikuar pamjet e para të dëmeve nga tërmeti në Kinë.
Videot nga qyteti i Ruili - në kufirin me Myanmar - tregojnë rrënojat në rrugë dhe ndërtesat që dridhen, shkruan skynews.
Të paktën 144 persona kanë vdekur në Myanmar, ka njoftuar rrjeti televiziv shtetëror i vendit.
Gjithashtu thuhet se 732 persona kanë mbetur të lënduar nga tërmeti dhe pasgoditjet e mëngjesit të sotëm.
Është shifra e parë zyrtare nga junta ushtarake e Myanmarit, pasi shefi ushtarak i vendit Min Aung Hlaing tha se do të ketë më shumë vdekje dhe viktima.
Ai tha: “Kam shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kam kërkuar ndihmë ndërkombëtare. /Telegrafi/


