Please enter at least 3 characters.

Edhe këtë vit, Kosova me pavijon të filmit në Tokio

2016/07/qkk.jpg

Qendra Kinematografike e Kosovës, në koordinim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Japoni, kanë mundësuar që Kosova për herë të dytë të jetë pjesë e tregut të filmit “Japan Content Showcase - TIFFCOM 2018”, aleat i festivalit të madh “Tokyo International Film Festival”.

Ky është tregu i katërt ku Qendra Kinematografike e Kosovës prezanton industrinë e filmit kosovar në botë.

Aty sivjet marrin pjesë 371 ekspozues, ndër ta 208 nga Japonia dhe 163 nga shtete tjera. Të pranishëm me pavijon janë edhe shtetet e Amerikës Latine, Rusia, Kazakistani, Libani, Lituania, India, Zvicra.