Please enter at least 3 characters.

Edhe Dua Lipa në "Sanremo 2020"

2020/01/GettyImages-1190362196.jpg
220:"SYDNEY, AUSTRALIA - NOVEMBER 27: Dua Lipa presents the ARIA Award for Album of The Year during the 33rd Annual ARIA Awards 2019 at The Star on November 27, 2019 in Sydney, Australia. (Photo by Mark Metcalfe/Getty Images)
12:"Getty Images

Festivali më i vjetër në Evropë, njëherësh një nga më prestigjiozët e më të njohurit në këtë kontinent, “Sanremo”, duket se do ta ketë më të madhe se kurrë prezencën e shqiptarëve në edicionin e sivjetmë.

Ditën e martë, mediat shqiptare “vluan” me lajmin se prezantuesja e mirënjohur dhe shumë e suksesshme shqiptare, Alketa Vejsiu, është përzgjedhur në mesin e emrave prezantues të edicionit të sivjetmë të festivalit italian me traditë shumëvjeçare.

Mediat e huaja dhe ato në Itali kanë raportuar edhe për një tjetër emër të njohur shqiptar, që do të jetë e ftuar speciale në “Sanremo 2020” – dhe ajo është këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, shkruan ANSA Italia.

“Pop ylli kosovaro-britanik, Dua Lipa dhe prezantuesi veteran italian, Johhny Dorelli do të jenë në mesin e të ftuarve në Festivalin e Këngëve të këtij viti në “Sanremo””, tha nikoqiri Amadeus duke prezantuar edicionin e këtij viti të konkursit popullor të martën.

"Është konfirmuar që prezent do të jetë edhe këngëtari dhe “showman”-i veteran napolitan, Massimo Ranieri", tha tutje Amadeus.

Ranieri do të bëjë duet me kantautorin Tiziano Ferro dhe pop yllin libanez-britanik Mika.

"Ne jemi duke punuar për emra të tjerë për të nënshkruar kontratat, ne do të donim të kishim të ftuar edhe Al Bano dhe Romina, me një këngë të re të shkruar nga Malgioglio, si dhe Zucchero dhe Ultimo", tha nikoqiri dhe drejtori artistik i festivalit të Sanremos.

“Prania e (aktores) Monica Bellucci konfirmohet gjithashtu, në mbrëmjen e dytë", tha Amadeus.

"Do të jenë gjithashtu Rula Jebreal, Sabrina Salerno, Alketa Vejsiu, Mara Venier dhe Georgina Rodriguez (të enjten në mbrëmje)", ka treguar më tutje ai.

Antonella Clerici, Diletta Leotta, Emma D'Aquino, Laura Chimenti dhe Francesca Sofia Novello janë ndër gratë që do të përkrahin Amadeus gjatë prezantimit të festivalit.

I pyetur rreth prezencës së gazetares izraelite-arabo-italiane Rula Jebreal, Amadeus tha: "Dhuna ndaj grave nuk ka një ngjyrë politike".

Jebreal do të recitojë një monolog kundër dhunës në familje. /Telegrafi/