Please enter at least 3 characters.

Edhe Drenica e mposht Prishtinën

2016/01/f.1005191502651_210.jpg

Fitoren ekipit nga Skenderaj ia ka siguruar Qemajl Elshani, i cili në minutën e 21-të arriti ta mposhtë Kushtrim Mushicën.

Prishtina ka pasur dy raste të mira për shënim nëpërmjet Argjend Majlajt dhe Berat Hysenit, por goditjet e tyre kanë përfundua jashtë.

Kampioni i Kosovës assesi nuk po arrin të gjej fitoren si ekip mysafirë. Bardh e kaltrit mbesin në kuotën e 13-të pikëve, sa ka edhe Drenica.

Fushë Kosova - Ferizaj 0:3

Ferizaj ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 0:3, në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës.

Hero i ekipit ferizajas ishte Qëndrim Dautaj. Ky i fundit realizoi dy gola në këtë përballje. Të parin e realizoi në minutën e 4-të, derisa të dytin në minutën e 90-të. Kurse, golin e fundit për Ferizajn e ka realizuar Besart Dushi në kohën shtesë.

Pas kësaj fitore Ferizaj ka tubuar 15 pikë, derisa Fushë Kosova mbetet e fundit në tabelë me vetëm gjashtë pikë të tubuara. /Express/Telegrafi/