Please enter at least 3 characters.

Edhe Bebe Rexha pro abortit legal

2019/05/beb2-3.jpg
225:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - MARCH 14: Bebe Rexha attends the 2019 iHeartRadio Music Awards which broadcasted live on FOX at Microsoft Theater on March 14, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)
12:"Getty Images

Gjatë ditës së enjte, këngëtarja Dua Lipa përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, doli hapur pro abortit legal, duke e shtruar këtë çështje si një shkelje e të drejtave që u bëhet femrave.

“Jo trupin tuaj. Jo zgjedhja juaj. Nuk ka nevojë për justifikim. Asnjë njeri nuk duhet të marrë një vendim të tillë themelor në trupin e femrave. Si ndodh që aborti të ndalohet para armëve? Të drejtat tona duhet të dëgjohen. Dhe ne kemi të drejtë të jemi të zemëruar. Gjithë mbështetja ime nga ana tjetër e pellgut. Në solidaritet me motrat e mia”, kishte shkruar artistja shqiptare Dua Lipa.

E së fundmi, duket se zërin kundrejt kësaj çështje e ka ngritur edhe artistja tjet1%r shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ajo publikoi në InstaStory një shkrim, përmes së cilit potenconte se edhe ajo është pro abortit legal.

“Derisa një bebe të vijë nga trupi i një mashkulli, një opinion për abortin nuk duhet të vije nga goja e tij”, ka shkruar Rexha në InsatStory.

Përndryshe, artistja së fundmi shtoi edhe një trofe më shumë në karrierën e saj, kjo pasi kënga "Meant to be", të cilën ajo e këndon në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line, u shpërblye me çmimin "Kënga më performuese e vitit" në BMI Awards. /Telegrafi/