Please enter at least 3 characters.

Edhe 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës nisen drejt Shqipërisë

2019/11/77022092_2714409221952930_7756519295135252480_n-e1574846487346.jpg

Ndihmat për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri, nuk kanë të ndalur.

Policia e Kosovës edhe në ditën e dytë pas tërmetit, ka dërguar edhe 100 pjesëtarë të tjerë për t'u dalë në ndihmë banorëve të Shqipërisë.

"Edhe ditën e dytë pas tërmetit të raportuar në Republikën e Shqipërisë, Policia e Kosovës dërgon Njësitet policore në përbërje prej njëqind (100) operatorëve tjerë të njësiteve të specializuara, të cilët do të jenë në shërbim të autoriteteve atje, në kërkim-shpëtim të banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën gërmadha të objekteve të rrënuara", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie që sipas nevojës të angazhohet me kapacitetet e saj në dispozicion. /Telegrafi/