Ecopad, tableti që karikohet me prekje
27/05/2011
Ky prototip i ri, që aktualisht është në fazën e një koncepti të realizuar dhe prezantuar vetëm virtualisht, është krijuar nga tre inxhinjerë Jun-se Kim, Yonuguu Do dhe Eunha Seo. Menjëherë pas prezantimit të këtij modeli, në adresën “Yanko Design”, numri i përdoruesve që e kanë pëlqyer këtë koncept ka arritur shifra rekord.
Bëhet fjalë për teknologjinë e ashtëquajtur “Fuqia e të Prekurit”, ku brenda këtij tableti mendohet të instalohet pajisja “nano piezoelectricity film”, që arrin të kthejë çdo prekje në elektricitet, e rrjedhimisht në energji.
Ecopad pritet të kthehet shumë shpejt në një tablet real, ndërsa tre inxhinjerët janë në pritje të ofertës për të realizuar tabletin që do të revolucionarizonte pajisjet teknologjike. /Telegrafi/


