Please enter at least 3 characters.

''Earth Hour'' edhe në Maqedoni

2016/03/Earth-hour.jpeg

Nesër në ora 20 e 30, do të fiken dritat në plot 66 lokacione të ndryshme në Maqedoni, duke iu bashkangjitur kështu, iniciativës globale ekologjike, ''Ora e planetit Tokë'', transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ditat do të fiken në disa pjesë të Shkupit si në rrugën Maqedonia, pallatin Pelister, portën Maqedonia, Urën e Gurit, Kalanë e Shkupit, Muzeun e luftëës, si edhe në disa lokacione tjera.

Kësaj iniciative do t'i bashkohen edhe komuna e Aerodromit, Karposhit, Gazi Babës, kurse në Ohër, në terr do të mbetet Kisha e Shën Sofisë, Qendra e qytetit dhe gjimnazi ''Klimenti i Ohrit''.

Edhe qytete tjera kanë paralajmëruar kyçje në këtë akcion si, Strumica, Manastiri, Velesi, Krusheva, Resnja, Radovishi, Struga, Kumanova dhe Berova./Telegrafi/