Please enter at least 3 characters.

E vogël, e vogël por me cilësi të madhe!

2024/07/Farat-Kara-Sevda-Artikull.png

Çka është diçka e vogël por me cilësi të madhe? Padyshim që farat e lulediellit!Kur flasim për fara luledielli gjithmonë e kemi atë ndjesinë e lakmisë sepse kurrë nuk ngopemi, aq sa janë të shijshme janë edhe të shëndetshme si dhe një anti stres i pashoq. Kur mbledhemi me shoqëri gjithmonë i mendojmë farat e lulediellit, kur shikojmë film, kur jemi në stres, kur përcjellim ndeshje futbolli dhe në shumë e shumë raste të tjera.

Nuk është i rastit ky epitet ‘e vogël, e vogël por me cilësi të madhe’, sepse po ju listojmë disa nga benefitet kryesore që farat e lulediellit kanë në organizmin tonë:- Kontrollojnë dëmtimin e qelizave, duke ndihmuar në këtë mënyrë parandalimin e kancerit. Kjo pasi farat e lulediellit janë një burim i mirë me selenium, që është provuar si armik i kancerit.- Përmbajnë minerale të domosdoshme për shëndetin e kockave: Përveç kalciumit, kockat kanë nevojë edhe për magnesium dhe bakër për të qenë të forta. Farat e lulediellit i kanë të dyja këto minerale. Si bonus kanë dhe Vitaminë E, që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të artritit.- Të mbajnë të qetë: Magneziumi tek farat e lulediellit ka reputacionin që qetëson nervat, duke liruar në këtë mënyrë stresin, migrenën dhe ndihmon për t’u relaksuar.- I japin shkëlqim fytyrës: Përmbajnë vitaminën E, e cila lufton rrezet UV, dhe e mban lëkurën të re.- Lehtësojnë problemet inflamatore: Si dhembja e kyçeve, gastriti, ulçera, skuqja e lëkurës, azma. Kjo, sepse farat e lulediellit kanë shumë antioksidantë.- Vetëm një gjysëm filxhan me fara luledielli mban larg sëmundjet kardiake: Këto fara të vogla pengojnë kolesterolin e “keq” që të mos ngjitet në muret e arterieve, duke parandaluar në këtë mënyrë ataket e zemrës.- Produkt i shkëlqyer për t’u shtuar në dietën tuaj: Me shijen e tyre unike, ju mund t'i hidhini në sallatë, në kos, në sanduiç, oriz, makarona. Mundësitë janë aq të shumta sa dhe të mirat e këtyre farave të adhuruara nga dielli.- Përmbajnë fosfor, zink dhe minerale të tjera: Këto bëjnë të mundur që trupi të krijojë kocka dhe dhëmbë të fortë.- Përmbajnë shumë proteina: Një filxhan i vogël me fara përmban 7 gram proteina. Kjo proteinë i jep trupit energji përgjatë të gjithë ditës, duke e bërë një ushqim shumë të shëndetshëm.

Farat e lulediellit shijojnë më shumë ato tëMaster Nuts - Kara Sevda, me tri shije (fara të zeza, fara të bardha me ekstra kripë dhe të djegsa). MASTER I SHIJES!