Please enter at least 3 characters.

E veshur me kostumin e Wonder Woman, Gal Gadot viziton një spital fëmijësh

2018/07/GalGadot-1-e1531127799297.jpg
162:"attends the 2018 Vanity Fair Oscar Party hosted by Radhika Jones at Wallis Annenberg Center for the Performing Arts on March 4, 2018 in Beverly Hills, California.
13:"Dia Dipasupil

Gal Gadot ka vendosur që në kuadër të ditëve festive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vizitojë një spital me fëmijë të sëmurë.

Aktorja ishte veshur me kostumin e karakterit të saj, Wonder Woman, nga filmi për superheroinën për t'i gëzuar fëmijët.

https://twitter.com/WonderWomanHQ/status/1015633202646568961

Fëmijët e spitalit Inova në Annandale të Virginias janë mahnitur nga prezenca e saj.

Ajo ka pozuar me fëmijët, si dhe i ka mbajtur në dorë foshnjat, të cilat janë detyruar të qëndrojnë në spital për shkak të sëmundjes.

Aktorja njëherësh ka pozuar edhe me stafin e mjekëve, të cilët janë entuziazmuar me praninë e yllit hollivudian.

(Foto: Getty Images)

Gadot gjeti kohë për të treguar anën e saj humane përkundër angazhimeve të mëdha profesionale.

33-vjeçarja është duke xhiruar vazhdimin e radhës, "Wonder Woman 1984", që pritet të lansohet në nëntor të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

https://twitter.com/WonderWomanHQ/status/1015671323849379840