Please enter at least 3 characters.

E tmerrshme: Një nënë hodhi vajzën e saj të vogël në “kafazin e një ariu” në Uzbekistan – foshnja shpëtohet nga stafi

2022/01/0_PAY-Mother-throws-daughter-to-a-brown-bear-6-east2west-news-e1643559667493.jpg

Një nënë është arrestuar pasi një vajzë tre vjeçare u hodh në kafazin e një ariu në një kopsht zoologjik.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, njerëzit që ishin përreth mbetën të tmerruar ndërsa kafsha e madhe shkoi “për të parë” - por në mënyrë të jashtëzakonshme nuk e sulmoi atë.

Ariu - i quajtur Zuzu - shkoi nga afër dhe nuhati vajzën e vogël, por më pas u largua dhe u josh shpejt në një pjesë të brendshme të kafazit në mënyrë që stafi të mund ta shpëtonte fëmijën, thanë dëshmitarët.

Nëna e vajzës së vogël tani përballet me një akuzë për vrasje në tentativë pas rastit tronditës.

Dëshmitarët ishin përpjekur ta ndalonin atë duke e hedhur fëmijën, tha një zëdhënës i kopshtit zoologjik në Tashkent, Uzbekistan.

Ai tha: “Një grua e re hodhi një vajzë të vogël në pjesën ku ishte ariu kafe, përpara të gjithë vizitorëve. Ishte plotësisht e paqartë se cili ishte motivi i saj. Si vizitorët ashtu edhe stafi i kopshtit zoologjik po përpiqeshin ta ndalonin - por dështuan".

Nëna – emri i së cilës nuk është bërë i ditur - është arrestuar dhe përballet me një minimum prej 15 vitesh burg, thonë raportet.

Ndërkohë vogëlushja pësoi tronditje, prerje në kokë dhe plagë nga rënia e saj "por asnjë gjurmë të vetme plagë nga kthetrat e ariut". /Telegrafi/