Please enter at least 3 characters.

E shkaktoi aksidentin e tmerrshëm në Formula 1 - reagimi i Russell për ta ndihmuar Zhoun po vlerësohet lartë

2022/07/rossull.jpg

George Russell shkaktoi një aksident të rëndë në xhiron e parë për Çmimin e Madh të Britanisë në Formula 1.

Derisa humbi kontrollin mbi makinën e tij, ai nxori nga pista kundërshtarin, por dëmtoi edhe tre të tjerë.

Duke parë se si fluturoi makina e Zhou Guanyu, Russell e kuptoi se sa serioze ishte situata dhe doli menjëherë nga makina e tij.

Ai u drejtuar menjëherë te Zhou, për t’i ofruar ndihmë, ndërsa ky i fundit u dërgua menjëherë në spital.

Por, skuadra e Alfa Romeo bëri të ditur se ngasësi i tyre është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa po vlerësohet lartë reagimi i Russell. /Telegrafi/