Please enter at least 3 characters.

E rrezikshme, fëmijët luajnë në afërsi të hekurudhës në Fushë Kosovë në kohën kur kalon treni

2023/05/56.png

Një grup fëmijësh janë parë duke luajtur në një zonë shumë të rrezikshme në Fushë Kosovë, në afërsi të hekurudhës së trenit.

Grupi i fëmijëve janë me biçikleta të ndarë në dy anët e hekurudhës së trenit, ndërsa për një moment edhe treni kalon dhe ata vazhdojnë të qëndrojnë pranë hekurudhës, duke mos qenë të vetëdijshëm për rrezikun që u kanoset.

Lojërat dhe argëtimi i tyre në vendkalimin e trenit paraqet rrezik të madh, pasi që treni ka disa linja të udhëtarëve gjatë ditës, dhe për kalimin e tij në ato zona nuk ka as ndonjë shenjë paralajmëruese.

Telegrafi shpesh ka raportuar për aksidente mes trenit dhe veturave, e po ashtu raste të shumta ka pasur kur kanë pësuar edhe këmbësoret. /Telegrafi/